Edhe një polic tjetër nga Drenasi nën hetime për ngacmime seksuale

Polici hetues, 50 vjeçari Vesel Veseli, baba i katër fëmijëve, kishte keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, duke e dhunuar për një kohë një vajzë të mitur të cilën edhe e kishte lënë shtatzënë, e pastaj e kishte detyruar të abortonte, shkruan Insajderi.

Rasti ka tronditur familjarët e tij e të cilët nuk kanë dashur të flasin.

Ndërkaq, Inspektorati policor bën me dije se është duke u hetuar edhe një polic tjetër për ngacmim seksual pasi për të u raportua në rrjetet sociale.

Lajmi se polici nga Drenasi Vesel Veseli kishte abuzuar seksualisht me të miturën A.G, bëri që në rrjetet sociale të shpërndahej edhe thirrja e një vajze tjetër 17 vjeçare po nga kjo komunë, për një koleg e mik të Veselit që po e ngacmonte vazhdimisht.

“Jam një nxënëse e gjimnazit të Drenasit nga Kizhnareka, jam 17 vjeçe kam frik për të shkruar po e pash postimin nëpër faqe të internetit që ky plehra Vesel Veseli e ka dhunuar një nxënëse të shkollës. Njëjtë ngacmohemi edhe nga shoku i tina i cili na kërcënon dhe kërkon favore të seksit”, shkruante ajo, duke kërkuar, nga frika, që të njëjtat të publikohen pa u zbuluar identiteti.

RAPORTO