Edhe një i ftuar nga Suhareka nga Gjykata Speciale

15.11.2019

Ftesat nga Gjykata Speciale dita ditës kanë filluar të rriten ku në mesin e të ftuarve ka ish-komandant dhe ish-ushtar të UÇK-së. Një të tillë e ka pranuar edhe ish-ushtari i UÇK-së nga Komuna e Suharekës, Nevzat Kryeziu. Lajmin e ka bërë të ditur vet Keyeziu i cili ka njoftuar se do ti përgjigjet pozitivisht […]

Edhe një i ftuar nga Suhareka nga Gjykata Speciale Foto: Ilustrim

Ftesat nga Gjykata Speciale dita ditës kanë filluar të rriten ku në mesin e të ftuarve ka ish-komandant dhe ish-ushtar të UÇK-së.

Një të tillë e ka pranuar edhe ish-ushtari i UÇK-së nga Komuna e Suharekës, Nevzat Kryeziu.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Keyeziu i cili ka njoftuar se do ti përgjigjet pozitivisht kësaj ftese.

“Shokë, miq dhe bashkëluftëtar desha të ju njoftoj se sot kam pranuar ftesë për tu paraqitur në dhomat e specializuara të Gjykatës se Hagës. Duke besuar në luftën e pastër të UÇK-së si të gjithë bashkluftëtarët e mi do ti përgjigjem pozitivisht kësaj ftese. Krenar qe kam dhën një kontribut modest në përpjekjet kolosale të popullit tim për Liri” ka njoftuar Kryeziu.