14.08.2019, 9:19

Edhe një javë seanca për shpërndarjen e Kuvendit, opozita druan nga lojërat e PDK-së

Tani më është caktuar data për seancë të jashtëzakonshme për shpërndarjen e Kuvendit, ku kjo seancë do të mbahet më 22 gusht, por partitë politike ende druajnë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK), mund të luaj lojëra politike për t’i shmangur zgjedhjet.

Të gjitha subjektet politike i kanë dorëzuar nënshkrimet e deputetëve për seancën e 22 gushtit 2019, kur pritet të ndodhë shpërndarja e Kuvendit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Dorëzimin e nënshkrimeve të ligjvënësve e ka konfirmuar për “Zërin” sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi i cili ka bërë të ditur se gjatë ditës së martë edhe PDK-ja i ka dorëzuar nënshkrimet e deputetëve.

Ndonëse ka mbetur vetëm edhe një javë deri në ditën kur do të mbahet seanca për shpërndarjen e Kuvendit, deputetët e opozitës kanë frikë se PDK-ja, siç thonë ata, ende mund të luajë lojëra politike.

LEXO EDHE:  Asistenca sociale për 520 familje nga Suhareka e mjaftueshme vetëm për të mbijetuar

Arbërie Nagavci, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar për “Zërin” se PDK-ja që nga fillimi ka dalë me qëndrime të ndryshme sa i përket shpërndarjes së Kuvendit. Ajo megjithatë ende ka dilema nëse do të shpërndahet Kuvendi më 22 gusht.

N.T.P.SH “HALITI” gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin hap të jetës. E ardhmja është edhe më e sigurt nëse zgjedh rrugën dhe partnerin e duhur!