[E FUNDIT] Edhe një ish-ushtar i UÇK-së ftohet nga Gjykata Speciale

17.01.2020

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bahri Gashi është i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale. Ai do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gashi, i cili përmes një shkrimi të bërë në Faceboook, ka shkruar se ftesën për intervistim e ka pranuar të enjten. “Familjarë dhe […]

[E FUNDIT] Edhe një ish-ushtar i UÇK-së ftohet nga Gjykata Speciale Foto: Ilustrim

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bahri Gashi është i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale. Ai do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gashi, i cili përmes një shkrimi të bërë në Faceboook, ka shkruar se ftesën për intervistim e ka pranuar të enjten.

“Familjarë dhe miq të nderuar, ju njoftoj se dje me datën 16.01.2020 kam marrë ftesë të paraqiten në Prokurori Speciale në Hagë, në cilësi e të dyshuarit”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se deri më tani Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim mbi 250 persona.