Edhe një ftesë nga Gjykata Speciale, ky është i ftuari i radhës
Gjykata Speciale ka nisur me vrull vitin 2020, ku brenda 3 jave ka ftuar për intervistim 10 persona. Kështu për intervistim është ftuar edhe Skënder Hoti nga Malisheva. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati. Ai ka thënë se ushtarët e UÇK-së, janë krenar me veprën dhe sakrificat e të gjithë […]
Gjykata Speciale ka nisur me vrull vitin 2020, ku brenda 3 jave ka ftuar për intervistim 10 persona.
Kështu për intervistim është ftuar edhe Skënder Hoti nga Malisheva.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.
Ai ka thënë se ushtarët e UÇK-së, janë krenar me veprën dhe sakrificat e të gjithë luftëtarëve.
Postimi i plotë:
Tash sa mora lajmin se i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është bashkluftëtari i Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës Skender Hoti nga Malisheva, si të gjithë ushtarët e UÇK-së edhe Skenderi dhe të gjithë ne jemi krenar me vepren dhe sakrificat e të gjithë luftëtarëve, që bëmë një luftë të pastër dhe të drejtë si ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!