Edhe një deputet rezulton pozitiv me covid-19, nga radhët e AAK-së

11.07.2020

Deputeti nga radhët AAK-së, Rasim Selmanaj, ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me covid-19. Përmes llogarisë e tij në Facebook, ai ka thënë se tash e pesë ditë është me simptome të lehta. “Qytetarë të nderuar! Dje nga një kolege deputete pasi kishte pyetur per rezultatin tim, dikush nga laboratori i kishte thënë […]

Edhe një deputet rezulton pozitiv me covid-19, nga radhët e AAK-së Foto: AAK

Deputeti nga radhët AAK-së, Rasim Selmanaj, ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me covid-19.

Përmes llogarisë e tij në Facebook, ai ka thënë se tash e pesë ditë është me simptome të lehta.

“Qytetarë të nderuar!

Dje nga një kolege deputete pasi kishte pyetur per rezultatin tim, dikush nga laboratori i kishte thënë se jam negativ. Por si duket informata ka qen per testin e dy korrikut!

Para pak qasteve më thirren nga instituti dhe me njoftuan se kam rezultuar pozitiv!

Tash e pesë ditë jam me simptome të lehta. Vazhdoj të ndjehem mirë! Besoi se do ta kaloi edhe këtë sfidë! Nga sot jam në vetëizolim!” ka shkruar Selmanaj.