Edhe një anëtar i LDK-së largohet krejt nga politika

Njëri prej themeluesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sabri Hamiti i dha fund rrugëtimit aktiv politik në LDK.

Ish-Nënkryetari i LDK-së, Sabri Hamiti gjatë ditës së sotme ka marrur vendim që të mos jetë pjesë e strukturave të LDK-së.

Ai sot është zgjedhur në Këshillin e Përgjithshëm, mirëpo, ka kërkuar t’i hiqet emri pasi s’dëshiron të merret më me politikë. Ka qenë njëri prej themeluesve të LDK’së. Mik i Ibrahim Rugovës. Është plagosur më 1998 në derë të banesës në lagjen Dardania në Prishtinë.

Dorëheqjen e Sabri Hamitit e bëri të ditur anëtari i të rinjve të LDK-së, Visar Berisha ku ka treguar se anëtari i Kryesisë së LDK-së, Sabri Hamiti, nuk do të jetë më pjesë aktive e LDK-së.

Berisha përmes një postimi në Facebook ka thënë se Hamiti është falënderuar por nuk ka pranuar të jetë më pjesë e rrugëtimit aktivë të partisë.

“Pasi u propozua dhe u zgjodh pjese e Keshillit te Pergjithshem, Sabri Hamiti, falenderues nuk pranoj te jete me pjese e rrugetimit aktiv ne LDK. 
Akt i nalt i nje fisniku te Qarkut Kulturor te Prishtines qe e permbylli burrnimin e vet ne LDK”, ka shkruar Visar Berisha në Facebook.

RAPORTO