NISMA Socialdemokrate ka dorëzuar sot nënshkrimet e 8 deputetëve nga radhët e saj për seancën e datës 22 Gushtit, për shpërndarjen e kësaj legjislature.
Lajmin për dorëzimin e nënshkrimeve të deputetëve të NISMA-s e ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Bilall Sherifi.
Sherifi është i bindur se në legjislaturën e VII-të kjo parti do të jetë e përfaqësuar me më shumë se 10 deputet.
Sipas marrëveshjes mes partive politike Grupi Parlamentar i NISMA-s Socialdemokrate sot i dorëzoi nënshkrimet e deputëve për mbajtjen e seancës të caktuar për 22 gusht 2019. Në këtë seancë të fundit deputët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të votojnë marrëveshjen ndërkombëtare të IPA-s që i sjell shtetit rreth 90 milionë euro nga BE-ja si dhe për shpërndarjen e legjislaturës së VI.
“Shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme, me bindje të plotë se në legjislaturën e VII, NISMA Socialdemokrate do të jetë e përfaqësuar me 10+deputet!”, ka shkruar Sherifi në Facebook.