Edhe nesër temperaturat mbeten pak të ulëta, nga e enjtja në rritje

29.09.2020

Cikloni që po kalon mbi rajon, po zhvendoset në pjesët lindore të kontinentit, derisa mbi vendin tonë pritet të shtrihen fusha të presionit më të rritur nga Mesdheu. Ditëve në vijim do të mbajë mot pa të reshura, me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Temperaturat edhe nesër mbeten pak të ulëta, e nga […]

Edhe nesër temperaturat mbeten pak të ulëta, nga e enjtja në rritje Foto: Ilustrim

Cikloni që po kalon mbi rajon, po zhvendoset në pjesët lindore të kontinentit, derisa mbi vendin tonë pritet të shtrihen fusha të presionit më të rritur nga Mesdheu.

Ditëve në vijim do të mbajë mot pa të reshura, me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Temperaturat edhe nesër mbeten pak të ulëta, e nga e enjta në rritje.

Të mërkurën në mëngjes pritet të mbajë mot më i ftohtë, ndërsa gjatë ditës kryesisht me vransira, herë herë intervale me diell.

Temperaturat në vise të ulëta 7C deri 19C, e në vise malore 4C deri 12C. Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga perëndimi dhe veriperëndimi, 5-9m/s, e kah Dukagjini 1-3m/s. Indeksi UV: 4.