Edhe nesër temperatura të ulëta, ajo maksimale deri në 16°C

22.09.2021

Ditën e parë të vjeshtës, të enjten vransirat do të fillojnë të shpërndahen, e ku do të zëvendsohen me kthjellime nga dita e premte dhe përgjatë fundjavës. Temperaturat minimale zbresin deri në 7°C ditën e enjte, ndërsa ato maksimale deri në 16°C, e në fundjavë rriten deri në 28°C, shkruan PrishtinaWeather. Nesër vazhdon të fryjë […]

Edhe nesër temperatura të ulëta, ajo maksimale deri në 16°C Foto: Ilustrim

Ditën e parë të vjeshtës, të enjten vransirat do të fillojnë të shpërndahen, e ku do të zëvendsohen me kthjellime nga dita e premte dhe përgjatë fundjavës.

Temperaturat minimale zbresin deri në 7°C ditën e enjte, ndërsa ato maksimale deri në 16°C, e në fundjavë rriten deri në 28°C, shkruan PrishtinaWeather.

Nesër vazhdon të fryjë erë mesatare nga verilindja 6-12m/s, e nga e premta e lehtë nga jugperëndimi 1-6m/s.Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale, e në fillim të javës së ardhshme me tendencë të rënies.