Edhe nesër nxehtë, nga e mërkura rënie të temperaturave dhe reshje shiu

23.08.2021

Ditën e martë orëve të pasdites me mundësi për rrebeshe afatshkurta shiu, e nga dita e mërkurë parashihet përkeqësim i motit, ku priten reshje shiu e bubullima, derisa edhe në aspektin termik temperaturat pësojnë rënie. Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme, vetëm orëve të pasdites, me rritjen e koncentrimit […]

Edhe nesër nxehtë, nga e mërkura rënie të temperaturave dhe reshje shiu Foto: Ilustrim

Ditën e martë orëve të pasdites me mundësi për rrebeshe afatshkurta shiu, e nga dita e mërkurë parashihet përkeqësim i motit, ku priten reshje shiu e bubullima, derisa edhe në aspektin termik temperaturat pësojnë rënie.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme, vetëm orëve të pasdites, me rritjen e koncentrimit të ozonit sipërfaqësor, vende-vende mund të kaloj edhe në vlera mesatare.Indeksi i rrezeve UV në kushtet e motit më të kthjellët mbetet i lartë, e nga dita e mërkurë rrezikshmëria ulet në vlera mesatare, shkaku i motit me më shumë vransira.

Kur vlerat të jenë të larta, rekomandohet që të kufizojmë qëndrimin në diell orëve të mesditës nga ora 10 deri 16C.

Temperaturat do të pësojnë rënie ditëve të ardhshme, me minimale nga 15C deri në 11C, e maksimalet 31C e 32C në fillim të javës, pritet të zbresin deri në 24C ditën e enjte.Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme e lehtë dhe mesatare 3-11m/s.Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, me tendencë të rënie në pjesën e dytë të javës.