Edhe nesër mot i ndryshueshëm, me bubullima dhe reshje shiu

Depërtimi i fushave të presionit të ulët mbi rajon, sjell sonte gjatë mbrëmjes dhe ditën e nesërme kushte për zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Nëpër lokalitete priten mundësi edhe për breshër. Në aspektin termik temperaturat do të pësojnë rënie.

Të mërkurën në mëngjes intervale me diell, e përgjatë viseve të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë. Nga mesdita dhe përgjatë mbrëmjes priten zhvillime të vransirave, me rrebeshe shiu dhe bubullima. Nëpër lokalitete me mundësi edhe për breshër.

Prej ditës së enjte fuqizimi i fushave anticiklonike mbi rajon sjell përmirësim të motit dhe rritje të temperaturave. Ditën e premte dhe fundjavë i nxehti nga Afrika veriore favorizon mot të nxehtë dhe kryesisht me diell. Temperaturat maksimale do të rriten edhe mbi 30C..
Indeksi i rrezeve UV në vlera të larta.

Temperaturat në vise të ulëta 16C deri 26C, e në vise malore 12 deri 19C. Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-8m/s. Indeksi UV: 7.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.