Edhe nesër borë, temperaturat në Suharekë

10.01.2019

Sipas një njoftimi për media, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK). njoftoi se nesër në vendin tonë do të vazhdojë të jetë mot i ftohët me ngrinca, ku bora do të jetë herë pas here aktive, temperaturat parashihen të lëvizin nga -3 deri -5°C, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lë vizin nga -1 deri 0°C. Sipas, […]

Edhe nesër borë, temperaturat në Suharekë Foto: Ilustrim

Sipas një njoftimi për media, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK). njoftoi se nesër në vendin tonë do të vazhdojë të jetë mot i ftohët me ngrinca, ku bora do të jetë herë pas here aktive, temperaturat parashihen të lëvizin nga -3 deri -5°C, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lë vizin nga -1 deri 0°C.

Sipas, IHMK vendi ynë do të ketë të reshura të borës, ku nuk do të jenë aktive si këto ditët e fundit, ku në orët e hershme të ditës, do të ketë kohë pas kohe reshje të borës.

Po ashtu, IHMK deklaroi se shtypja atmosferike do të fillojë të shënojë ngritje graduale, erërat do të fryjnë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi rreth 1-4m/s.

Temperaturat që do të mbizotërojnë nesër në Komunën e Suharekës, në mëngjes do të ketë temperatura nga -2 deri në -4°C, si dhe pasdite temperaturat do të jenë nga 1 deri në -4°C.