14.08.2019, 16:55

Edhe Muharremaj e Kuçi fillojnë fushatën pa u shpallur zgjedhjet!

Data 22 gusht është caktuar si data kur pritet që deputetët e Kuvendit të Kosovës me votën e tyre pro ta dërgojnë vendin në zgjedhje të parakohshme pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Ashtu si partitë e tjera edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj njëherisht kryetari AAK-së dega në Suharekë kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme.

I shoqëruar nga deputeti i AAK-së, Blerim Kuçi, anëtarja e kryesisë së AAK-së, Arbena Reshitaj, anëtari i Kryesisë së AAK-së, Anton Berisha dhe këshilltari politik i Ramush Haradinajt, Muhamet Spahiu, Muharremaj ka takuar strukturat e AAK-së dhe qytetarë të fshatit Samadrexhë.

Takimet me struktura të AAK-së dhe qytetar Muharremaj i ka vazhduar edhe në fshatin Studençan.

LEXO EDHE:  “Qeveria në largim s'ka kompetenca ligjore''

Sipas Muharremajt takimi ka ardhur pasi që AAK është e e fokusuar për 100% shtet, dhe me vullnetin më të mirë jemi angazhuar dhe po bëjmë përpjekje ta mbajmë ritmin si dhe për ta koordinuar zotimin tonë për shtetin që e duam të gjithë.

N.T.P.SH “HALITI” gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin hap të jetës. E ardhmja është edhe më e sigurt nëse zgjedh rrugën dhe partnerin e duhur!

Takimet e tilla me qytetar dhe struktura të partive tashmë po praktikohen nga secili lider ende pa u shpallur zgjedhjet.