Edhe Kurti konfirmon takimin sot me Mustafën, shprehet optimist për arritjen e koalicionit

27.01.2020

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje njëherish edhe mandatari për Kryeministër të Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se sot do të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën. Ndonëse e ka konfirmuar një takim të tillë, por nuk e ka treguar vendin dhe orën e këtij takimi. Po ashtu kryetari i LVV-së, Albin Kurti […]

Edhe Kurti konfirmon takimin sot me Mustafën, shprehet optimist për arritjen e koalicionit Foto: Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje njëherish edhe mandatari për Kryeministër të Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se sot do të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën.

Ndonëse e ka konfirmuar një takim të tillë, por nuk e ka treguar vendin dhe orën e këtij takimi.

Po ashtu kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka thënë se kemi zhvilluar takim edhe të premten me LDK-në, por ai tha se nuk është mbajtur në Prapashticë.

“Takimi i fundit ishte të premten, jo në Prapashticë po në Universitetin Amerikan. Sot do të takohemi prap me z.Mustafa, por ende nuk ka vend dhe orë të caktuar”, tha Kurti nga Prizreni.

Kurti edhe njëherë është shprehur optimist në arritjen e një koalicioni qeverisës me LDK-në.

“Se a do të arrijmë marrëveshje nuk e di, por, jam optimist për arritjen e marrëveshjes”, deklaroi i pari i LV-së.

Ndryshe Lëvizja Vetëvendosje më 20 Janar kishte propozuar Albin Kurtin mandatar për Kryeministër, ku presidenti Thaçi dekretin Presidencial me emrin e kandidatit për Kryeministër e kishte dërguar zyrtarisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës.