Edhe java e ardhshme me mot të ndryshueshëm, pritet rritje e temperaturave

09.08.2020

Java e ardhshme do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale më të gjata me diell. Vranësirat herë-herë, pasdite do të shoqërohen me reshje lokale shiu. Reshjet përgjithësisht në gjithë territorin do të jenë shumë më të ulëta se reshjet e fundit të javës që po e lëmë. Temperaturat do të shënojnë […]

Edhe java e ardhshme me mot të ndryshueshëm, pritet rritje e temperaturave Foto: Ilustrim

Java e ardhshme do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale më të gjata me diell. Vranësirat herë-herë, pasdite do të shoqërohen me reshje lokale shiu.

Reshjet përgjithësisht në gjithë territorin do të jenë shumë më të ulëta se reshjet e fundit të javës që po e lëmë. Temperaturat do të shënojnë rritje graduale në të dy vlerat ekstreme.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë në orët e mesditës, prandaj këshillat e IKSHP janë në fuqi. Do të fryjë erë nga drejtimet veriperëndim dhe juglindjeje me shpejtësi 1-9m/s.