Edhe ish-ministri i Drejtësisë, rezulton pozitiv me COVID-19

Ish-Ministri i Drejtësisë nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri, është konfirmuar pozitiv me virusin Corona.

Kjo është bërë e ditur nga vet Tahiri, i cili përmes një shkrimi ka treguar se edhe përkundër përpjekjeve duke zbatuar rekomandimeve, pas testimit ka rezultuar pozitiv.

“Përkundër faktit se jam përpjekur të jem i kujdesshëm, duke mos anashkaluar rekomandimet, dua t’ju njoftoj se pas testimit për COVID-19, kam rezultuar pozitiv.

Aktualisht, jam mirë dhe përveç simptomave të zakonshme, nuk kam ndonjë vështirësi të theksuar në përballimin e virusit. Gjatë kësaj periudhe të vetë-izolimit, do t’u përmbahem rekomandimeve të OBSH-së dhe mjekëve tanë.

Ju ftoj edhe juve t’u përmbaheni rekomandimeve për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit tuaj dhe njerëzve të afërt në këtë periudhë aspak të lehtë në të cilën po kalojmë si vend” ka shkruar Tahiri.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.