Çlirim Gashi
29.03.2019, 21:23

Edhe Hoxhë Shefqet Krasniqi falenderon kryetarin Muharremaj për peticionin

Hoxhë Shefqet Krasniqi, në një paraqitje në video falenderoi së pari Qeverinë e Kosovës, Parlamentin që e votuan amandamentin për shfuqizimin e ligjit të lojërave të fatit, po ashtu ai falenderoi edhe kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, për peticionin që kishte mbledhur mbi 11 mijë nënshkrime dhe iu dorëzua kryetarit të Kuvendit.

Hoxhë Shefqet Krasniqi tha se falenderim i madh i takon edhe Kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj, i cili ka bërë shumë për këtë çështje duke organizuar peticion për shfuqizimin e lojërave të fatit, ku ky peticion mblodhi mbi 11 mijë nënshkrime dhe iu dorëzua kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit.

Kujtojmë se Peticioni ka filluar nga java e kaluar nga kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ku për 4 ditë ka mbledhur mbi 11.000 nënshkrime të qytetarëve.

Me nënshkrimin e peticionit qytetarët e Suharekës mbështetën kryetarin Muharremaj për iniciativën e tij për shfuqizimin e ligjit të Lojërave të Fatit.

Këtë të drejtë kushtetuese e kërkuan qytetarët dhe bashkarisht me subjektet politike, u organizuam që kjo të realizohet si reagim qytetar, ndaj ngjarjeve tragjike që ndodhën në komunën tonë.

I falenderoj të gjithë qytetarët për mbështetjen dhe secilin vullnetar që dha kontributin e tij, theksoi Kryetari Muharremaj.