Edhe Haradinaj nënshkruhet si deputet i legjislaturës së VII-të

10.12.2019

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj sot gjatë ditës në hollin e kuvendit të Kosovës është regjistruar për Legjistraturën e VII. ” Sot, në Kuvendin e Republikës se Kosovës, për të përfunduar regjistrimin për Legjistraturën e VII. Kosova ka treguar demokraci të lartë në procesin e ri zgjedhor dhe uroj që kjo […]

Edhe Haradinaj nënshkruhet si deputet i legjislaturës së VII-të Foto: Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj sot gjatë ditës në hollin e kuvendit të Kosovës është regjistruar për Legjistraturën e VII.

” Sot, në Kuvendin e Republikës se Kosovës, për të përfunduar regjistrimin për Legjistraturën e VII.

Kosova ka treguar demokraci të lartë në procesin e ri zgjedhor dhe uroj që kjo legjislaturë të arrijë të adresoj çështjet tejet të rëndësishme për popullin e Kosovës” ka njoftuar Haradinaj.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, kishte konfirmuar se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve dhe pas konstituimit të  Kuvendit, ai do ta dorëzojë mandatin në Kuvend.

Partia e kryeministrit në detyrë bashkë me PSD’në, sipas rezultateve preliminare, kanë dalë të katërtit në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, duke fituar 11.57 për qind.