Edhe ditët e ardhshme mot i qëndrueshëm, kryesisht me diell

Fusha stabile të presionit të lartë që po shtrihen mbi rajon, do të kushtëzojnë mot të qëndrueshëm, kryesisht me diell, ndërsa masa të ngrohta ajrore nga Mesdheu sjellin mot më të nxehtë veror, me temperatura që ditën e mërkurë do të arrijnë përreth 30C.

Nga parashikimet e fundit, ditën e premte dhe fundjavë një turbullirë me masa më të freskëta ajrore do të depërtojë mbi vendin tonë, ku priten mundësi për reshje të shiut dhe rënie e ndjeshme e temperaturave.
Vlerat e indeksit UV edhe ditëve në vijim do të jenë shumë të larta, ndaj preferohet mosqëndrimi më i gjatë në diell përgjatë orëve të mesditës.

14.07.2020 – Pas mëngjesit të ftohtë, ditën më nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite vonë dhe në mbrëmje me pak vransira. Temperaturat në vise të ulëta 9C deri 27C, e në vise malore 5C deri 19C. Do të fryj erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-6m/s. Indeksi UV: 9.

15.07.2020 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë. Pasdite pak vransira. Temperaturat në vise të ulëta 13C deri 31C, e në vise malore 8C deri 21C. Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 5-15m/s. Indeksi UV: 9.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.