Edhe AAK dorëzon nënshkrimet për shpërbërjen e Kuvendit

Edhe AAK dorëzon nënshkrimet për shpërbërjen e Kuvendit

Sot partia e kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinajt, AAK ka dorëzuar nënshkrimet e deputetëve nga radhët e saj për seancën e 22 gushtit, për shpërbërjen e Kuvendit.

Lajmin për dorëzimin e nënshkrimeve të deputetëve të AAK-së e ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Ahmet Isufi.

Ai ka shkruar në ‘facebook’ se Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës është e bindur në fitore për shkak të qeverisjës dinamike dhe vendimeve të mëdha qeë janë marrë nga qeveria Haradinaj.

Njoftimi i plotë:
“Sot në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së, deponova nënshkrimet e deputetëve për mbajtën e seancës së jashtëzakonshme me datë 22 gusht 2019, ku në rend dite do të jenë votimi i IPA 2018 dhe shpërndarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës është gati për procesin zgjedhor që na pret, e bindur në fitore për shkak të qeverisjes dinamike dhe vendimeve të mëdha që janë marrë nga qeveria Haradinaj dhe vendimet e mëdha qe pritet të mirren në të ardhmen.

Tani, më e fuqishme se kurrë Aleanca është e gatshme me ofertën më të mirë të forcimit të lidhjes së qytetarit me shtetin, dhe me vizion të qartë për të ardhmen euro-atlantike.
Për 100% shtet !!

RAPORTO