Edhe 76 mijë e 800 doza të vaksinës anti-COVID pritet të arrijnë në Kosovë deri në maj të këtij viti

30.03.2021

Programi i UNICEF-it në Kosovë ka bërë të ditur se edhe 76 mijë e 800 doza shtesë të vaksinës antiCOVID-19, pritet të arrijnë në Kosovë deri në muajin maj. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të programit të UNICEF-it në Kosovë. ”76,800 doza shtesë të vaksinës COVID19 do […]

Edhe 76 mijë e 800 doza të vaksinës anti-COVID pritet të arrijnë në Kosovë deri në maj të këtij viti Foto: Ilustrim

Programi i UNICEF-it në Kosovë ka bërë të ditur se edhe 76 mijë e 800 doza shtesë të vaksinës antiCOVID-19, pritet të arrijnë në Kosovë deri në muajin maj.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të programit të UNICEF-it në Kosovë.

”76,800 doza shtesë të vaksinës COVID19 do të arrijnë në Kosovë deri në maj 2021 përmes COVAX. Ne nuk jemi të sigurt, derisa të gjithë të jenë të sigurt!  Bashkë ia dalim! #Vaksinohu”, thuhet në njoftim.

Rikujtojmë se të dielën në Kosovë kanë arritur 24 mijë dozat e para të vaksinës anti-COVID, ku tashmë edhe ka filluar vaksinimi.