Edhe 433 kadetë i shtohen Policisë, nga nesër janë në detyrë

13.02.2023

33 kadetë të rinj diplomuan sot në gjeneratën e 57- të të Policisë së Kosovës, në mesin e tyre edhe 53 gra. Këta policë, nga nesër janë në detyrë. Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti. Në ceremoninë e diplomimit  të 433 kadetëve, Osmani tha se pjesëmarrja […]

Edhe 433 kadetë i shtohen Policisë, nga nesër janë në detyrë Foto: Ilustrim

33 kadetë të rinj diplomuan sot në gjeneratën e 57- të të Policisë së Kosovës, në mesin e tyre edhe 53 gra. Këta policë, nga nesër janë në detyrë.

Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti.

Në ceremoninë e diplomimit  të 433 kadetëve, Osmani tha se pjesëmarrja e grave në polici është një investim i duhur për gjithë shoqërinë.

“Ju mbani një përgjegjësi të dyfishtë. Së pari të dashura vajza, do t’i shërbeni vendit dhe qytetarëve për garantim të rendit e sigurisë, por do të jeni inspirim për shumë vajza që do të ndjekin rrugën tuaj. Kjo pjesëmarrje e grave tregon edhe angazhimin serioz për rritjen e numrit të grave në këto pozita. Besoj fuqishëm se pjesëmarrja e grave në polici dhe të gjitha strukturat e sigurisë është investim i nevojshëm për sigurinë e gjithë vendit tonë”, ka thënë ajo.

Ndërsa kryeministri Albin Kurti, ka thënë se për Qeverinë e Kosovës mbeten prioritete mbrojtja dhe siguria e vendit, si dhe vendosja e rendit dhe ligjit.

Sipas tij kjo ceremoni bëhet edhe më e veçantë teksa ndodhë në prag të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“Jam dyfish i lumtur që jemi këtu në prag të festimit të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës tek po shtojmë dhe forcojmë radhët e Policisë së Kosovës. Sikur vendi ynë edhe Policia e Kosovës ka kaluar nëpër etapa të ndryshme. Të gjithë jemi të qartë se policia mbron jetën e qytetarëve dhe zbaton ligjshmërinë. Për Qeverinë tonë, mbrojtja dhe siguria e vendit, vendosja e rendit dhe ligjit janë prioritet”, tha Kurti.

Kryeministri ka përmendur edhe operacionet më të suksesshme të Policisë së Kosovës gjatë dy viteve të fundit.

“Vetëm gjatë vitit të kaluar u realizuan 854 operacione policore ndaj krimit të organizuar dhe kontrabandës. U arrestuan 3 mijë e 202 veta, prej tyre 301 zyrtarë publikë. I mbyllëm 16 rrugë ilegale në veri, i shkatërruam 69 grupe kriminele.U konfiskuan mbi 1.8 tonë substanca narkotike, u shkatërruan 5 laboratorë të drogës, si dhe tre laboratorë të prodhimit të kriptovalutave në veri. Në vitin 2022 i ndërtuam 4 objekte policore në veri të Kosovës”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës është ndër institucionet më të besueshme nga qytetarët e vendit.