Edhe 40 mijë doza të vaksinës anti-COVID do të arrijnë gjatë këtij muaji në Kosovë

Edhe 40 mijë doza të vaksinës anti-COVID do të arrijnë gjatë këtij muaji në Kosovë
Çlirim Gashi

15.06.2021 / Lajme

Në Republikën e Kosovës ka filluar procesi i vaksinimit masiv kundër COVID-19 për qytetarët e vendit.

Me rastin e këtij procesi ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka mbajtur një konferencë për media.

Vitia në këtë konferencë ka bërë të ditur se deri në fund të muajit do të vijnë dozat e para të vaksinave kundë COVID-19 nga kontrata e nënshkruar me Pfizer.

Po ashtu ai ka theksuar se përveç vaksinave nga Pfizer, gjatë këtij muaji do të vijnë edhe 40 mijë doza të vaksinave nga COVAX.

“Për momentin kemi një numër relativisht komod të vaksinave në stoqet tona dhe deri në fund të muajit pritet të vij kontingjenti i parë i vaksinave nga kontrata që kemi siguruar me Pfizer.

Mos të përmendim këtu diku edhe rreth 40 mijë doza që pritet të vijnë gjatë këtij muaji nga COVAX”, ka thënë ai.

Ministri Vitia më tutje ka thënë se me fillimin e vaksinimit masiv pritet që të vaksinohen deri në 500 mijë persona në muaj.

“MSH bashkë me komunat ka krijuar hapësira të reja për vaksinim, ka organizuar 279 ekipe të vaksinimit nga 89 sa ishin deri tani.

Ka siguruar vaksina të mjaftueshme e ka riorganizuar edhe aspektet logjistike me qëllim që vaksinimi në masë të fillojë. Ne në një muaj mund të kemi deri në 200 mijë të vaksinuar, e në ndonjë muaj edhe deri në 500 mijë”, ka shtuar ai.

Kujtojmë se në fund të muajit mars në vendin tonë kishte filluar procesi i vaksinimit kundër COVID-19, ku deri më tani janë vaksinuar mbi 100 mijë persona.

LAMI Palace – Bëhuni pjesë e ambientit mbretëror duke shijuar çdo detaj!

LAMI Palace një vend i veçantë i ndërtuar dhe dizajnuar me një shije të rrallë dhe unike ofron momente të...

Lexo më shumë

Të fundit