Edhe 214 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

25.05.2020

Kosova është duke vazhduar të përballet me pandeminë e COVID-19, ndërsa aktualisht janë edhe 214 raste aktive me këtë virus. Nga virusi COVID-19, në Kosovë që nga 13 marsi janë infektuar 1 mijë e 32 persona, 789 prej të infektuarve janë shëruar kurse 29 persona kanë humbur jetën por që kishin edhe sëmundje tjera shoqëruese. […]

Edhe 214 raste aktive me Covid-19 në Kosovë Foto: Hadassah Ein Kerem medical team members, wearing protective gear, are handling a Coronavirus test sample of Hadassah Ein Kerem workers at the Hadassah Ein Kerem Hospital in Jerusalem on March 24, 2020. Photo by Yossi Zamir/Flash90 *** Local Caption *** קורונה וירוס מגיפה מגן דוד אדום צוות רפואי הצלה בדיקות נשאים הדסה עין כרם

Kosova është duke vazhduar të përballet me pandeminë e COVID-19, ndërsa aktualisht janë edhe 214 raste aktive me këtë virus.

Nga virusi COVID-19, në Kosovë që nga 13 marsi janë infektuar 1 mijë e 32 persona, 789 prej të infektuarve janë shëruar kurse 29 persona kanë humbur jetën por që kishin edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Ndërsa, nga data 08 shkurt deri më 24 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.262 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Ndërkaq, ditën e diel, 24 maj, në vendin tonë nuk u regjistrua asnjë rast i ri me coronavirus, kjo ishte dita e parë që nga data 13 mars, kur në vendin tonë nuk rezulton pozitiv me virus asnjë person