Edhe 1 i vdekur nga Koronavirusi në Kosovë, shkon numri në 7

09.04.2020

Në orët e mbrëmjes ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë 72 vjeçari nga Gjilani i prekur nga Koronavirusi. “Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar sonte se sot më 09.04.2020 në orët e mbrëmjes, në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike, ka vdekur pacienti  Z.I, i lindur më 1948 nga komuna e […]

Edhe 1 i vdekur nga Koronavirusi në Kosovë, shkon numri në 7 Foto: Ilustrim

Në orët e mbrëmjes ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë 72 vjeçari nga Gjilani i prekur nga Koronavirusi.

“Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar sonte se sot më 09.04.2020 në orët e mbrëmjes, në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike, ka vdekur pacienti  Z.I, i lindur më 1948 nga komuna e Gjilanit, i diagnostikuar me COVID 19”, thuhet në kumtesë, transmeton Klan Kosova.

“Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive me datën 31.03.2020 në gjendje të rëndë dhe kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese”.

Kjo është vdekja e shtatë nga Covid-19 në Kosovë.