E votoi Osmanin për presidente, Albena Reshitajt i kërkohet ta dorëzojë mandatin e deputetës
Me 71 vota pro, të dielën Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Vjosa Osmanin presidente të vendit për një mandat 5 vjeçar. Por, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha e ka kritikuar mënyrën e zgjedhjes së presidentës së re, duke thënë se u bënë pazare. Poashtu, Bekë Berisha e ka komentuar edhe prezencën e bashkëpartiakës së tij […]
Me 71 vota pro, të dielën Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Vjosa Osmanin presidente të vendit për një mandat 5 vjeçar.
Por, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha e ka kritikuar mënyrën e zgjedhjes së presidentës së re, duke thënë se u bënë pazare.
Poashtu, Bekë Berisha e ka komentuar edhe prezencën e bashkëpartiakës së tij në seancën e Kuvdendit të Kosovës, Albena Reshitaj e cila mori pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës ku u bë zgjedhja e presidentës.
Deputeti për Reshitajn tha se nëse ka vendosur t’i merr benefitet nga ky pazar, sipas tij, le ta bëjë, por se mandatin e saj si deputete e AAK-së duhet ta kthejë.
“I kanë blerë. Kjo është pafytyrësi politike. Këta deputetë e kanë tradhtuar votën e elektoratit të vet. Kësaj here ndodhi te AAK-ja. Nuk më ka befasuar veprimi i saj, Albena Reshitajt, por ka plot njerëz që e kanë votuar dhe që kërkojnë ta kthejnë mandatin” tha Berisha në Klan Kosova.