E thotë Thaçi, liberalizimi në Qershor!

25.01.2019

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se në Forumin Ekonomik të Davosit është takuar me Komisionarin për zgjerim, Johannes Hahn, dhe kanë rënë në konkludim të përbashkët se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe standardet për heqjen e regjimit të vizave nga Bashkimi Europian. Ai këto komente i bëri në një lidhje direkte […]

E thotë Thaçi, liberalizimi në Qershor! Foto: Ilustrim

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se në Forumin Ekonomik të Davosit është takuar me Komisionarin për zgjerim, Johannes Hahn, dhe kanë rënë në konkludim të përbashkët se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe standardet për heqjen e regjimit të vizave nga Bashkimi Europian.

Ai këto komente i bëri në një lidhje direkte për Klan Kosova, duke shtuar se pavarësisht rezervave që kanë disa shtete anëtare të BE-së, në qershor do ta kemi vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Forumi Ekonomik i Davosit është një mundësi e jashtëzakonshme për të gjitha vendet dhe gjithë liderët që marrin pjesë për t’i mbështetë vendet e tyre”.

“Pos asaj, përfaqësimi i Kosovës është në suazat e pjesëmarrjes në këto angazhime të liderëve botërorë, të shteteve më të fuqishme të botës”.

“Andaj për ne si shtet i ri, i mundësive të mëdha, ishte një rast unik për t’u takuar me liderë të ndryshëm të botës për të paraqitur të arriturat e Kosovës, mundësitë e shtetit tonë, në veçanti të komunikimeve tona me diplomatë të botës”.

“Forumi ekonomik këtu në Davos është forumi më i fuqishëm në botë dhe unë ndihem tepër mirë që shtetet e ndryshme e respektojnë dhe nderojnë Kosovën”.

“Dje me Komisionarin Johanes Hahn, diskutuam për çështjen e liberalizimit të vizave dhe ishte konkludim i përbashkët që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe standardet”.

“Unë dua të shpresoj se pavarësisht rezervave që kanë disa shtete anëtare të BE-së, në qershor do ta kemi vendimin nga BE-ja për liberalizimin e vizave për Kosovën”.