E thotë edhe Nasim Haradinaj, po shtypen ende certifikata të veteranëve të rrejshëm

13.09.2019

Certifikata për veteranë të UÇK’së akoma po vazhdojnë të shtypen, kështu duke kaluar numrin e mbi 60 mijë votuesve. Lajmin për këtë e ka zbuluar nënkryetari i OVL-UÇK’së, Nasim Haradinaj. Haradinaj e ka pranuar se po vazhdohet të shtypen certifikata të veteranëve, përkundër skandalit të listave të fryera të cilën po e heton edhe Prokuroria. […]

E thotë edhe Nasim Haradinaj, po shtypen ende certifikata të veteranëve të rrejshëm Foto: Ilustrim

Certifikata për veteranë të UÇK’së akoma po vazhdojnë të shtypen, kështu duke kaluar numrin e mbi 60 mijë votuesve.

Lajmin për këtë e ka zbuluar nënkryetari i OVL-UÇK’së, Nasim Haradinaj.

Haradinaj e ka pranuar se po vazhdohet të shtypen certifikata të veteranëve, përkundër skandalit të listave të fryera të cilën po e heton edhe Prokuroria.

‘’Po vazhdohen të shtypen certifikata të veteranëve….Fryerja e listave. Nuk e di as me cfarë logjike lëshohen apo jo. Neve nuk na pyet kush. Skemi casje aty. Jemi të përjashtuar prej aty.’’, tha Haradinaj në Debat Plus të RTV Dukagjinit.

Kujtojmë se pak më herët edhe Blerim Latifi nga PDK akuzoi se në zyrën e kryeministrit Ramush Haradinaj po lëshohen certifikata për veteranë.

Latifi pak më herët se Nasim Haradinaj tha se certifikatat po lëshohen nga Gazmend Syla, i cili punon si këshilltar i Ramush Haradinaj për çështje të veteranëve të luftës.

Kujtomë se ky i fundit Syla, është hetuar nga Prokuroria e Kosovës për lidhje me krimin dhe disa vepra të tjera.