E thonë nga Vetëvendosja: Po marrëveshje me LDK-në, por jo të futet posti i Presidentit

05.12.2019

Deputetja e zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, është deklaruar lidhur me ngecjen e madhe për arritjen e koalicionit për bashkëqeverisje ndërmjet dy partive fituese nga zgjedhjet e 6 tetorit. Ajo ka bërë të ditur se brenda ditëve pritet të ketë takim mes Kurtit dhe Mustafës, por se VV nuk pranon që në […]

E thonë nga Vetëvendosja: Po marrëveshje me LDK-në, por jo të futet posti i Presidentit Foto: Ilustrim

Deputetja e zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, është deklaruar lidhur me ngecjen e madhe për arritjen e koalicionit për bashkëqeverisje ndërmjet dy partive fituese nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Ajo ka bërë të ditur se brenda ditëve pritet të ketë takim mes Kurtit dhe Mustafës, por se VV nuk pranon që në marrëveshje të futet edhe posti i Presidentit, raporton KlanKosova

Haxhiu tha se as VV dhe as LDK nuk duhet të barrikadohen me qëndrimet e tyre, por duhet të jenë fleksibile sepse qytetarët kanë vendosur që Qeveria e ardhshme të formohet nga këto dy subjekte politike.

Ajo po ashtu ka thënë se ekziston mundësia që President të bëhet dikush që nuk është pjesë e VV-së apo LDK-së, por që është person unifikues.