E teprojnë me bakllava, përfundojnë në emergjencë

E teprojnë me bakllava, përfundojnë në emergjencë
Fjolla Hoxha

21.07.2021 / Lajme

Besimtarët myslimanë si në mbarë botën ashtu edhe në Kosovë, gjatë ditës së djeshme kremtuan festën e Kurban Bajramit.

Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, besimtarët myslimanë përgatitin ëmbëlsira të ndryshme për këtë festë duke filluar nga bakllava.

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët përfundojnë edhe në emergjencë për shkak të konsumimit të ëmbëlsirave në një masë të madhe.

Mjekes Dafina Basholli i ra për hise që për Kurban Bajram të jetë kujdestare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ajo aty priti shumë pacientë që shkuan për të kërkuar ndihmë pasi ia tepruan me ushqime të ëmbla, njofton Klan Kosova.

Basholli tërhoqi vërejtjen që të mos teprohet shumë me ushqime me shumë kalori, sidomos ata që vuajnë nga diabeti.

“Çdo ditë në qendrën emergjente kemi mjaft raste mjaft shumë të atyre post-COVID, e sidomos sot që është festa e Kurban Bajramit kur njerëzit hanë ushqime me më shumë kalori, sidomos me bakllava dhe pacientët të cilët kanë diabet duhet të jenë shumë të kujdesshëm.

Sot kemi pasë shumë raste që është dashur t’i trajtojmë për shkak të hiperglikemisë dhe hipertensionit, si raste emergjente”.

Ajo tha se nuk ka një numër të saktë të atyre pacientëve, sepse kujdestaria vazhdon deri në mëngjes dhe statistike nxirret në fund.

“Numri i tyre mjaft i madh. E shihni që po hynë e dalin për këtë shkak”.

Pacientë pati edhe për shkak të aksidenteve që ndodhën në ditën e festës.

Basholli tha se edhe numri i tyre ishte më i madh dhe se po trajtonin edhe ata që morën lëndime më të lehta, por edhe ata që u lënduan më shumë. Madje, ajo tha se iu kanë mbetur pak vende, por se po mundohen t’i menaxhojnë.

Kujtojmë se dje Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uroi festën e Kurban – Bajramit, duke e lutur Zotin që të i pranoj, lutjet dhe ibadetet e tyre.

Test antigjen për COVID-19 vetëm 15€, rezultati brenda 30 minutave

Në Laboratorin “RIOLAB” kryhet testi i shpejtë i antigjenit për COVID-19. Testi i antigjenit përdoret në diagnozën e infeksionit COVID-19....

Lexo më shumë

Të fundit