E shtune, mbi 300 qytetarë presin për t’u pajisur me pasaporta
11.05.2024
Ndonëse ditë vikendi, qytetarë të shumtë po presin në radhë për t’u pajisur me pasaporta edhe gjatë ditës së shtunë në Prishtinë.
Mbi 300 është numri i qytetarëve që presin për tu pajisur me dokumente të Republikës.
Fotografia e bërë nga Indeksonline është nga Qendra e Regjistrimit Civil, që është në kuadër të MPB-së.
Zyrtarët kanë konfirmuar se janë duke pritur qindra persona për aplikim te pasaportave.
“…një fluks i paparë edhe pse punonjësit janë duke punuar edhe këtë te shtune jashtë orarit të rregullt”.