E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu

13.02.2020

Një sistem frontal nga cikloni TOMRIS që po kalon mbi Europën qëndrore, ditën e premte do të kaloj nga rajoni ynë. Sipas Prishtina Weather kjo në vendin tonë do të kushtëzojë mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu, ku gjatë ditës do të shtrihen mbi të gjithë vendin. Në vise kodrinoro-malore pasdite priten edhe […]

E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu Foto: Ilustrim

Një sistem frontal nga cikloni TOMRIS që po kalon mbi Europën qëndrore, ditën e premte do të kaloj nga rajoni ynë.

Sipas Prishtina Weather kjo në vendin tonë do të kushtëzojë mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu, ku gjatë ditës do të shtrihen mbi të gjithë vendin.

Në vise kodrinoro-malore pasdite priten edhe reshje bore.

Nga dita e shtunë mbi rajon shtrihen fusha të presioni të lartë, ku nga dita e diel do të favorizojnë kthjellime, ndërsa rryma të ngrohta ajrore nga Europa perëndimore dhe Mesdheu do të kushtëzojnë mot të butë dhe rritje të temperaturave maksimale mbi vlera mesatare ditëve të para të javës së ardhshme.

Vlerat e cilësisë së ajrit do të të luhaten përreth vlerave mesatare, e ditën e shtunë do të zbresin edhe në vlera të mira.