Thaçi: Nuk hiqet taksa, nuk hiqen vizat!

Thashethemet e shumta që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kanë pasur përplasje në lidhje me taksën ndaj mallrave të shtetit Serb , Thaçi deklaroi se nuk ka pasur ndonjë gjë të tillë mes neve.

Thashethemet e shumta që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kanë pasur përplasje
në lidhje me taksën ndaj mallrave të shtetit Serb , Thaçi deklaroi se nuk ka pasur ndonjë gjë të tillë mes neve.

Presidenti Thaçi, gjatë një interviste në RTK tha se ne duhet të diskutojmë për këtë çështje, duke e pasur parasysh të ardhmën e Kosovës e lidhur ngushtë me SHBA-në.

“Në raport me taksën nuk kemi pasur në asnjë rrethanë. Partnerët e koalicionit duhet të diskutojnë duke pasur parasysh që e ardhmja e Kosovës është e lidhur ngushtë me ShBA-në. Mik mund të jesh kur i respekton këshillat, nuk e mohoj amerikanizmin e liderëve por në të njëjtën kohë respekti duhet të jetë i ndërsjellë dhe jo i njëanshëm”, është shprehur Thaçi në RTK.

Përveç se Amerika dhe BE po kërkon pezullimin e taksës, këtë kërkesë është duke e shprehur edhe presidenti Thaçi, duke thënë se pezullimi i taksës ndaj mallrave serb, i përkohshëm duhet të bëhet sa më shpejtë.

Po ashtu, Hashim Thaçi tha se: “Unë kam shprehur këshillën time por edhe rekomandimin që të ndodhë një pezullim të përkohshëm”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai foli edhe për rreziqet që mund ti ndodhin Kosovës, nëse nuk pezullohet taksa 100% ndaj shtetit serb, raporton “Zëri”.

Njëra ndër rreziqet nga BE është se nëse nuk pezullohet taksa, nuk do të ketë liberalizim të vizave -për shtetasit e Kosovës.

“Mund të kemi masa që do të ndërmerren nga ShBA dhe BE dhe këto masa nuk i meritojnë qytetarët e Kosovës. Nga BE nuk do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës dhe do të ketë masa që do të jenë shqetësuese për qytetarët e Kosovës edhe pse nuk po dua t’i dramatizoj”, është shprehur Thaçi.

RAPORTO