E plagosura në Studençan është jashtë rrezikut për jetë

17.03.2019

Vrasja e rëndë që ndodhi sot në Studençan ku vëllai vrau vëllanë për mosmarrëveshje pronësore kishte lënë të plagosur edhe gruan N.G. e cila kishte qëlluar në vendin e ngjarjes. Nga gjuajtja e pakontrolluar me armë, N.G. ka mbetur e plagosur me ç’rast plumbi e kishte goditur në bark. Por fatmirësisht pas operacionit të nënshtruar […]

E plagosura në Studençan është jashtë rrezikut për jetë Foto: Ilustrim

Vrasja e rëndë që ndodhi sot në Studençan ku vëllai vrau vëllanë për mosmarrëveshje pronësore kishte lënë të plagosur edhe gruan N.G. e cila kishte qëlluar në vendin e ngjarjes.

Nga gjuajtja e pakontrolluar me armë, N.G. ka mbetur e plagosur me ç’rast plumbi e kishte goditur në bark.

Por fatmirësisht pas operacionit të nënshtruar e plagosura është jashtë rrezikut për jetë.