Fondacioni Golden Eagle me pronar Shaqir Palushin kanë prekur pothuajse gjithë tregun global me pijen energjike Golden Eagle dhe lëngjet Relax.

Por humanizmi i këtij gjiganti dhe pronarit të saj, Shaqir Palushi nuk ndalet vetëm me ndihmën e familjeve në nevojë, atyre që kanë kushte të vështira dhe ndihmat e bursat ndaj studentëve.

Emisioni Dua të të bëjë të lumtur sot ka qenë kulmi i humanizmit të fondacionit Golden Eagle.

Në një lidhje direkte nga lokali ku ishin vrarë 50 anëtarë të familjes Berisha është lidhur Shaqir Palushi. Nga ky lokal ku në mesin e të vrarëve ishin shumë fëmijë, lokal ky që në muret e të cilit ku u bë masakra jane ende të freskëta gjurmët të cilat e tregojnë atë.

Vendi në të cilin ishte kryer krimi mendohej të ruhej ashtu siç është ruajtur deri më tani, në mënyrë që faktet e genocidit serb mbi popullatën civile në Kosovë të mbeten të freskëta për drejtësinë. Por jo?!

Fondacioni Golden Eagle me pronarin e saj, Shaqir Palushi kanë vendosur që ta kthejnë në një qendër memoriale vendin ku ndodhi masakra e tmerrshme e familjes Berisha në Suharekë.