E njoh pavarësinë e Kosovës, por nuk them ‘Bac u kry’

16.09.2019

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti iu është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve Live në Facebook të organizuar nga KDI. Kurti në një bashkëbisedim në KDI me temën “Marrëveshja përfundimtare Kosovë – Serbi” është pyetur se a do ta njohë Pavarësinë Kosovës nëse do të marr postin e kryeministrit. Kurti është përgjigjur se e […]

E njoh pavarësinë e Kosovës, por nuk them ‘Bac u kry’ Foto: Ilustrim

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti iu është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve Live në Facebook të organizuar nga KDI.

Kurti në një bashkëbisedim në KDI me temën “Marrëveshja përfundimtare Kosovë – Serbi” është pyetur se a do ta njohë Pavarësinë Kosovës nëse do të marr postin e kryeministrit.

Kurti është përgjigjur se e njeh Pavarësinë e Kosovës por nuk është prej atyre që thonë “Bac u kry”.

“Së pari unë dua të them qartë e pranoj dhe e njoh Pavarësinë e Kosovës, por të gjithë politikat e dine se të shpallësh pavarësinë dhe të bësh shtetin nuk është e njëjta gjë. Sepse unë nuk jam në mesi e atyre që thonë “Bac u kry” sepse tendenca është tek ajo që të bëhet përfundimi i historisë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se Vetëvendosja nuk ka qenë dakord që ngjyrat e flamurit të Kosovës të jenë këto që janë sot dhe nuk ishin dakord që himni të jetë ky që është i tanishëm.