Ka shkuar në tre numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë. Dy rastet e para janë konfirmuar dje.
Këtë e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media.
Ai ka thënë se personi i tretë i infektuar me Covid-19 është familjar i afërt me 77 vjeçar nga Stublla e Vitisë i moshës 39 vjeçare.
Mbrëmë, Qeveria ka marrë vendim që t’i ndalojë hyrje-daljet në komunat Klinë dhe Viti, ku kanë banuar dy personat e infektuar.