E konfirmon Veseli, rezulton pozitiv me COVID-19

Kryetari i PDK-së përmes një shkrimi ka konfirmuar që ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Veseli edhe gjatë ditës kishte njoftuar se është vetizoluar dhe se është në pritje të rezultatit.

“Të dashur qytetarë, pak çaste më parë u njoftova nga IKSHP se kam rezultuar pozitiv në testin e kryer për Sars-CoV-2.

Unë jam mirë me shëndet dhe deri në shërim të plotë do të qëndroj në vetizolim.

Ju ftoj të gjithëve që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën!” ka njoftuar Veseli.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.