E konfirmon Ministria e Financave, pagat e muajit dhjetor dalin me rritje për sektorin publik

09.12.2019

Ministria e Financave ka konfirmuar se pagat e dhjetorit për sektorin publik, do të dalin me rritje, ashtu siç është paraparë në Ligjin për Paga. Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, Muharrem Shahini nga Zyra për Informim e kësaj Ministrie. ”Për zbatimin e Ligjit për pagat janë bërë përgatitjet për të filluar implementimi i […]

E konfirmon Ministria e Financave, pagat e muajit dhjetor dalin me rritje për sektorin publik Foto: Ilustrim

Ministria e Financave ka konfirmuar se pagat e dhjetorit për sektorin publik, do të dalin me rritje, ashtu siç është paraparë në Ligjin për Paga.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, Muharrem Shahini nga Zyra për Informim e kësaj Ministrie.

”Për zbatimin e Ligjit për pagat janë bërë përgatitjet për të filluar implementimi i tij në muajin dhjetor. Mjetet financiare janë në buxhet, masa e pagave e buxhetuar  është më se e mjaftueshme për mbulimin e kësaj kostoje financiare”, ka thënë Shahini.

Nga kjo Ministri bëhet e ditur se përkundër që ky Ligj u dërgua në Gjykatën Kushtetuese javën që e lamë pas, kjo nuk do të ndikojë në ndryshim të tij deri në një vendim.

”Nëse Ligji për Pagat dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, atëherë deri në marrjen e vendimit nga kjo Gjykatë Ligji aktual është në fuqi dhe nuk e pengon implementimin e tij, nga ana e Ministrisë së Financave”, ka thënë Shahini./