Bisedimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë rifilluar në javën që lamë pas, por nuk u arrit asnjë marrëveshje për bashkëqeverisje.

Ndërsa dje Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti i ka dërguar mbrëmë vonë ofertën e fundit, Kryetarit të LDK-së, Isa Musatafa, por një gjë e tillë nuk ishte konfirmuar deri më tani.

Ndërsa sot zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa e ka konfirmuar për Telegrafin duke thënë se kemi pranuar ofertë të re nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Dje nga Lëvizja Vetëvendosje kemi pranuar një propozim shumë të ngjashëm me atë të javës së kaluar, me disa ndryshime të vogla, të cilat do t’i shqyrtojmë gjë ditëve në vazhdim”, tha Mustafa.