E infektuar me COVID -19 edhe motra e pacientes që vdiq dje

Gruaja nga fshati Bokshiq i Klinës e cila është konfirmuar pozitive në testimet për COVID-19, para gjashtë ditësh, është motra e gruas shtatëzënë nga Gjakova e cila vdiq në QKUK ku po trajtohej  për koronavirus.

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, ka treguar për Express se janë marrë mostrat e 11 familjarëve të gruas nga Klina, dhe të gjithë kanë dalë negativë në testimet për koronavirus

Kishte shkuar përvizitë te motra e saj shtatzënë që vdiq dje derisa ishtë e shtrirë  në QKUK ku ishte duke u trajtuar për COVID-19.

Kështu, gruaja nga fshati Bokshiq i Klinës, pas kontaktit që kishte me motrën, rezultoi pozitive në testimet që iu bënë për koronavirus.

“Gruaja nga Bokshiqi është motra e pacientes që ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme. Ajo është e konfirmuar pozitiv me COVID-19, pas kontaktit që ka pasur me motrën. Gjatë ditës së djeshme kanë dalë rezultatet për 11 anëtarë të familjes së saj dhe të gjithë kanë dalë negativë”, theksoi Elezaj.

RAPORTO