E hëna e zezë në Kosovë: Për një ditë humbën jetën tragjikisht katër persona

Prishtina u trondit gjatë ditës së hënë nga një vrasje në familje ku mbeten të vdekur tre persona.

Hasan Krasniqi 61-vjeçar i mori jetën gruas së tij si dhe nuses së djalit e cila kishte 27-vjet, Remzie Krasniqit.

Pas këtyre dy vrasjeve, 61-vjecari i mori jetën edhe vetës.

Motivet e këtij rasti të rëndë ende nuk janë plotësisht të qarta.

Organet e hetuesisë kosovare treguan se Hasan Krasniqi kishte qenë i njohur për policinë si dhe tash e një kohë kishte probleme mendore. Por një tragjedi ndodhi edhe në Mitrovicë dje.

Aty si pasojë e shembjes së një objekti në mënyrë tragjike vdiq 27-vjecari, Visar Behrami.

E në Pejë një polic tentoi t’ia marrë jetën vetës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.