E hëna ditë zie në Kosovë

25.07.2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 26 korrik 2021, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Republikën e Kroacisë. “Shkaku i kësaj ngjarje tragjike, Presidentja […]

E hëna ditë zie në Kosovë Foto: A man lights a candle during a vigil in front of the U.S. embassy to remember the victims of the mass shooting at the Pulse Orlando, Fla. nightclub, in Santiago, Chile, Sunday, June 12, 2016. A gunman opened fire inside the nightclub early Sunday, killing at least 50 people before dying in a gunfight with SWAT officers, police said. (AP Photo/Esteban Felix)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 26 korrik 2021, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Republikën e Kroacisë.

“Shkaku i kësaj ngjarje tragjike, Presidentja Osmani e ka ndërprerë vizitën në Japoni dhe nesër do të udhëtojë për në Kosovë”, thuhet në komunikatën drejtuar mediave.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpallur të hënën ditë zie në Kosovë, për shkak të tragjedisë në Kroaci, ku si pasojë e një aksidenti të një autobusi i cili po vinte nga Gjermania në Kosovë, kanë mbetur të vdekur 10 persona e janë lënduar më shumë se 40 të tjerë.