E fusin qenin në luftë me një ujk, në Suharekë

15.01.2019

Në ditët e fundit, në Komunën e Suharekës po organizohen shumë lufta me kafshë, ku së fundmi Komuna mori masa ku deklaruan se do të dënohen organizatorët, me të holla, për organizimet e këtyre luftërave mes kafshëve, në komunën e Suharekës ndodhi një luftë mes një qeni dhe një ujku, kjo u bë e ditur […]

E fusin qenin në luftë me një ujk, në Suharekë

Në ditët e fundit, në Komunën e Suharekës po organizohen shumë lufta me kafshë, ku së fundmi Komuna mori masa ku deklaruan se do të dënohen organizatorët, me të holla, për organizimet e këtyre luftërave mes kafshëve, në komunën e Suharekës ndodhi një luftë mes një qeni dhe një ujku, kjo u bë e ditur në rrjetet sociale ku është edhe video gjatë luftimit mes qenit dhe ujkut, shpresojmë se sa më shpejtë të mirren masa ndaj organizatorit.

Në një postim në rrjetet sociale janë të vendosura fotografitë dhe video e kësaj ngjarje, ku shihet qeni duke luftuar me një ujk, në atë postim thuhet se: “Nuk mjaftun veq qent po u desht edhe ujqit klysh me ja u knaq at shpirt te poshter!!!”.

Ndaj kësaj lufte, shumë persona reaguan keq ndaj organizatorit duke e fyer përmes komenteve, ku më pastaj u lajmërua edhe Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj që të veprojë sa ma shpejtë në parandalimin e këtyre luftërave mes kafshëve, gjë që është e ndaluar me ligj, dhe se duhet të dënohet pronari i qenit ‘organizatori’.

Në një postim në rrjetet sociale thuhet se: “Z. Kryetar po ju lus ndermerrni dicka sa ma shpjet dhe filloni ta aplikoni ligjin egzistus qe keto krime te perfundojn njehere e pergjithmone!”, raporton insajderi.

Më poshtë mund ta shikoni videon e luftës mes qenit dhe ujkut.

Etiketat

Ofertat e fundit