[E FUNDIT] Zyra e Kryeministrit i përgjigjet SuharekaOnline për reduktimet e rrymës
- 16.12.2018
![[E FUNDIT] Zyra e Kryeministrit i përgjigjet SuharekaOnline për reduktimet e rrymës](https://www.suharekaonline.com/wp-content/uploads/2018/12/avni-arifi.jpg)
Avni Arifi shef i kabinetit të Kryeministrit Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj reduktimeve të tejzgjatura të energjisë elektrike.
Nga zyra e kryeministrit kemi marr përgjigje nga Avni Arifi i cili tha se në Suharekë është ndërruar trafo e re por mbi të gjitha kryeministri Ramush Haradinaj është shumë i revoltuar me këtë gjendje.

Portali ynë gjatë ditës i ka nisur letër të hapur zyrës së kryeministrit z.Ramush Haradinaj si dhe ka hapur një peticion.
Me situatë pothuajse të njëjtë është përballur edhe Komuna e Fushë Kosovës.