[E FUNDIT] Shërohen pesë pacientë kosovarë nga koronavirusi

31.03.2020

Sot 2 raste të reja janë konfirmuar me COVID-19 në Kosovë, duke quar kështu numrin e të infektuar në 108. Por një lajm i mirë sapo është bërë i ditur nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Vitia ka bërë të ditur se pesë pacientë janë shëruar nga Koronavirusi. “Pas përsëritjes së dytë të testimit, edhe […]

[E FUNDIT] Shërohen pesë pacientë kosovarë nga koronavirusi Foto: Ilustrim

Sot 2 raste të reja janë konfirmuar me COVID-19 në Kosovë, duke quar kështu numrin e të infektuar në 108.

Por një lajm i mirë sapo është bërë i ditur nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Vitia ka bërë të ditur se pesë pacientë janë shëruar nga Koronavirusi.

“Pas përsëritjes së dytë të testimit, edhe katër pacientë konfirmohen zyrtarisht të shëruar nga COVID-19”, ka shkruar Vitia në Facebook.

Ministri Vitia ka falënderuar stafin e mrekullueshëm në Klinikën Infektive, Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe të gjithë infermierëve dhe mjekëve anëemabanë Kosovës për punën e jashtëzakonshme.