Pranimi i dekretit [E FUNDIT] Pas propozimit të VV-së për mandatarin, Thaçi fton Kurtin në Presidencë në orën 12:00

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si mandatar për Kryeministër në Qeverinë e re të Kosovës.

Ky vendim vjen pas disa kërkesave të Presidentit Hashim Thaçi për të formuar sa më shpejt institucionet e vendit.

Vendimi i është dorëzuar Presidentit Hashim Thaçi.

Ndërsa menjëherë pas këtij propozimit, Presidenti Thaçi e ka ftuar Albin Kurtin në Presidencë në orë 12:00.

Sipas njoftimit për media, Thaçi e ka ftuar Kurtin në ora 12:00 në presidencë.

“Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas pranimit të propozimit të mandatarit për formimin e Qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje, e ka ftuar të propozuarin Albin Kurti për ta pranuar dekretin sot më 20 janar 2020, në orën 12:00”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:  Lul Raka: Pro apo kundër gjendjes së jashtëzakonshme?

Kujtojmë se më 6 janar Kurti kishte shkuar te Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ku ky takim ishte për konsultime për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë.

Ndryshe sot Kurti doli me një vido-mesazh drejtuar popullit duke thënë se ne sot po e dërgojmë propozimin tonë me shkresë te Presidenti. Sekretarja jonë organizative, Vlora Haxhimehmedi, do ta bëjë këtë.