Një person ka humbur jetën në orët e mëngjesit në dalje të Suharekës gjegjësisht në vendin e quajtur ‘dërven’.

Në vendin e ngjarjes po qëndrojnë ekipet e policisë si nga sektori lokal ashtu edhe nga ekipet e forenzikës.

Sipas disa familjarëve të viktimës thuhet se ky i fundit është vetaksidentuar duke devijuar rrugën por ende asgjë zyrtare nuk është konfirmuar.

Viktima është nga fshati Gjinoc i Komunës së Suharekës.