QNR ka rekomanduar që të rinumërohen votat edhe në 530 vendvotime, po ashtu i menjëhershëm ka qenë edhe miratimi nga KQZ-ja për këtë rekomandim.

Deri më tani pasi që ka miratuar këtë rekomandim për rinumërim të 530 vendvotimeve, atëherë i bie që numri total i rinumërimit është mbi 800 vendvotime me parregullsi.

Po ashtu QNR për këtë kërkesë kanë treguar arsyet, duke thënë se parregullsitë të cilat janë evidentuar në këto vendvotime atëherë ka ardhur deri tek kjo kërkesë.

Ndërkaq kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka kërkuar që menjëherë pas mbledhjes të shkohet në procesin e rinumërimit.

Ajo ka kërkuar edhe nga Prokuroria që ta kryejë punën e saj, për parregullsitë e mundshme nga subjektet politike.

Koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj tha se në këto 530 vendvotime ka pasur probleme kryesisht teknike, prandaj duhet të rinumërohen.